Pas barazimit pa gola në “Loro Boriçi” ndaj Valetës, mbrojtësi dhe kapiteni i Kukësit, Ylli Shameti, foli për TVSH: “E kam thënë edhe më parë që çdo ndeshje është e vështirë, por si shkoi loja, si e trajtuam nuk ishte e duhura.
Rezultati 0-0 na jep shpresë në ndeshjen e dytë dhe shpresojmë të arrijmë kualifikimin aty. Për ju mediat dhe tifozët ishte e lehtë në letër, por nuk është ashtu…”.
Sakaq, ai shtoi se “nuk mendoj se rrezikohet eliminimi. Me 0-0 kemi mundësi, nëse do ta pësonim ndoshta po…”.