Shaland: Azerbajxhani nuk na rrezikoi seriozisht

Trajneri i Kosovës Bernard Shaland beson se skuadra mund të kishte bërë më shumë në ndeshjen me Azerbajxhanin, edhe pse ai tani kërkon që të shohë përpara. Pas ndeshjes, numri një i stolit i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve?

Sa i kënaqur jeni me rezultatin?

Nuk jam shumë i kënaqur me rezultatin, por dhe me lojën që zhvilluam. Kundërshtari bëri një lojë më të mirë, megjithatë ata nuk patën ndonjë rast të pastër për shënim. Ishim shumë të kujdesshëm në mbrojtje dhe ishim të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Nuk bëmë lojën tonë, por jam i sigurt se në të ardhmen do të bëjmë akoma dhe më mirë”.

Mund të thuhet se ishit të kënaqur që para ndeshjes me një pikë ?

Jo. Nuk është kështu.

Në ndeshjet e fundit keni bërë lojë sulmuese, ndërsa këtë takim ishit disi më të tërhequr…

Po, është e vërtetë kjo që thoni. Ne luajmë një lojë më të shpejtë, por nuk duhet të harrojmë forcën e kundërshtarit. Kishim një ekip me cilësi përpara.

Pra, edhe një pikë është mjaftueshëm?

E përsëri, ne kishim një kundërshtar të fortë përballë. Azerbajxhani është një ekip shumë i fortë. Në këtë takim ata ishin më të rrezikshëm edhe pse të dyja skuadrat luajtën mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *