Shakohoxha ngre besimin te tifozët e Tiranës: E kujtoni sa herë Ahmataj e këputi Partizanin?

Një moment aspak i mirë është ky te Tirana pas disa rezultateve negative që kulmuan me ndërrimin e trajnerëve. Largimi i Memës dhe ardhja e Ahmataj nuk i ka qetësuar tërësisht tifozët bardheblu, që kanë dyshimet e tyre për vazhdimësinë dhe mbi të gjitha për dëshirën e madhe: “Titullin kampion për 100 vjetorin”.

Ndërkohë për t’i ngritur disi besimin tifozëve të Tiranës, ka menduar edhe Dritan Shakohoxha. Në një formë batute në emisionin “Zona Gol”, ka treguar rastet kur Ahmataj ka mposhtur me Luftëtarin ekipin e Partizanit. Ndërkohë që Tirana e ka kthyer si një “mallkim” fitoren në derbi, një garanci e tillë mund të ishte vërtet e mirë, megjithëse është fusha që thotë fjalën e fundit.

“Faji i presidentit Halili? Po ne kemi parë se Tirana ka marrë lojtarët më të mirë dhe më të kërkuar në merkato. Dunga ishte njëri prej tyre, pa harruar edhe shumë të tjerë. Pra janë marrë më të mirët dhe investimi është i madh. Për mendimin tim, Memën e ka tradhëtuar eksperienca. Ai erdhi si një “bum” i menjëhershëm, pak a shumë si Nevil Dede kur erdhi dikur.

Nuk kishte eksperiencën e duhur dhe dihen kërkesat e Tiranës për titullin kampion. Megjithëse Mema erdhi si kapiten dikur te Tirana dhe kishte gjithë të dhënat e duhura për trajner. Sa i përket Ahmatajt, e ka treguar veten me Luftëtarin. Pastaj për batutë dhe për tifozët e Tiranës: “E mbani mend sesa e ka këputur Partizanin ky trajner me Luftëtarin?”, ka thënë Shakohoxha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online