Shakohoxha: Kishte Zot që Dallku hoqi dorë nga futbolli, si trajner më i mirë

Armend Dallku e ka nisur në mënyrën më të mirë karrierën si trajner te Prishtina. Në tre ndeshjet e para, ka grumbulluar 9 pikë të plota. Madje duke e nisur me një përballje shumë të vështirë ndaj Gjilanit që ishte si kryesues atëherë, me rezultatin 2-1. Për të kaluar te fitorja me Dukagjinin në shifrat 2-0 dhe ajo ndaj Vushtrisë në transfertë me rezultatin 0-3.

Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha, në emisionin “Zona Gol” ka bërë edhe një batutë në lidhje me këtë rast. Kështu ai u shpreh se Dallku po dëshmon se është më i mirë si trajner sesa si futbollist.

“Kishte Zot që Dallku ka hequr dorë nga futbolli i luajtur. E them sinqerisht, e kam mik shumë të mirë. Por si trajner po tregon se është edhe më i mirë. Dua të them një batutë në lidhje me këtë çështje. Prishtina u përpoq të gjente një mbrojtës të mirë, por papritur gjeti një trajner të mirë. E kishte në shtëpi dhe po shihte më kot jashtë saj”, ka thënë Shakohoxha. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online