Sevilla hidhet në garë për të transferuar Myrto Uzunin, nuk i ndahet sulmuesit të Shqipërisë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një dëshirë e hershme te Sevilla është ajo e nënshkrimit me Myrto Uzunin. Ekipi i La Liga-s e ka kërkuar edhe më herët sulmuesin shqiptar, por tani është momenti i së vërtetës pas hapjes së merkatos së verës.

Mediat spanjolle raportojnë se Sevilla ka hyrë në tratativa për ta transferuar Uzunin. Drejtuesit e klubit e pëlqejnë së tepërmi pasi 29-vjeçari mund të luajë në të dy krahët dhe si qendërsulmues. Për këtë arsye shihet si një zgjidhje e madhe, por mbetet të shihet nëse do të jenë të kënaqur te Granada me çmimin e ofruar. /Sport Ekspres/