Shqipëria ka kohë që po vuan mungesën e tifogrupit të famshëm “Tifozat Kuq e Zi” në stadiumet shqiptare, Elbasan apo Shkodër. Një konflikt që e ka zanafillën te masat absurde marrë nga policia, duke nisur nga bllokimi i fanellave e deri te kontrollet e rrepta dhe prania e forcave të rendit mes tifozëve. Me të drejtë TKZ ka kërkuar respektimin e të drejtave të tifozit, që në Shqipëri shkelen me të dy këmbët, por bisedimet me FSHF nuk kanë çuar në zgjidhjen finale, sepse nuk është zhvilluar ndonjë takim me ministrin e brendshëm dhe situata mbetet e nderë. Për pasojë, dot TKZ ka dalë me një deklaratë ku konfirmon se bojkoti vazhdon dhe Shqipëria do të jetë sërish pa nje numër të madh tifozësh të zjarrtë në stadium. Edhe pse vijnë grupeve të tjera tifozësh dhe në disa ndeshje stadiumi është plot, sërish atmosfera ka qenë e vakët, kujtoni Shqipëri-Itali, ku shumicën e ndeshjes stadiumi “Loro Boriçi” ishte në qetësi totale.
“Të dashur tifoza!
Pas përpjekjeve të vazhdueshme për të realizuar një takim me ministrin e brendshëm, ky takim akoma nuk është realizuar.
Vlen të përmendet gatishmëria e FSHF-së për të ndihmuar dhe ndërmjetësuar në gjithë këtë proces.
Si rrjedhojë e këtyre rrethanave të pa ndryshuara TKZ vazhdon bojkotin edhe në ndeshjen e sotme për ndeshjet brenda, duke shpresuar në gjetjen sa më të shpejtë të një gjuhe të përbashkët me autoritetet policore.
Sidoqoftë, i urojmë suksese Kombëtares sonë në miqësoren ndaj Norvegjisë.”