Karate në fushë, 100 të arrestuar në tribuna: një ditë e zakonshme në futbollin argjentinas

Në Amerikën e Jugut futbolli është një çështje serioze, shpesh bëhet fjalë për “topin ose këmbën” dhe në fushë e tribuna përleshjet janë një gjë mëse e zakonshme.

Megjithatë, ajo që ndodhi të shtunën në ndeshjen e divizionit të divizionit të dytë, Los Andes-Braun de Adrogué ka kaluar çdo limit.

Mesfushori Martin Minadevino i Braun doli me karton të kuq në minutën e 30-të për një ndërhyrje horror ndaj mesfushorit 21-vjeçar Gustavo Turraka. Një top i larguar nga zona e Braun shkoi te Turraka, i cili u mundua ta kontrollonte, por ndërkohë Minadevino e goditi në fytyrë me këpucë, duke i shkaktuar plagë të dukshme. Për fat, asnjë pasojë serioze, por veprimi i 34-vjeçarit Minadevino ishte krejtësisht pa logjikë, sepse nuk pa fare nëse kishte kundërshtar përpara, kur ngriti këmbën si në karate. Protesta absurde pas vendimit të arbitrit për kartonin e kuq, ndërkohë që Turraka vazhdoi lojën sikur të mos kishte ndodhur asgjë, në një kohë që në Europë një lojtar i goditur në atë mënyrë me siguri do kishte përfunduar në spital.

Ndërkaq, spektakli vazhdoi edhe në tribuna, sepse plasën trazirat mes tifozëve dhe rreth 100 tifozë u arrestuan. Një ditë normale futbolli në Argjentinë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online