“Seriozisht e ke, vërtet e beson këtë?”! Debati mes Tefik Osmanit dhe Nevil Dedes: Të ishte kështu, ne do të ishim në kampionat të Spanjës tani

Në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” ka pasur një debat mes Tefik Osmanit dhe Nevil Dedes. Drejtori i Tiranës ka sqaruar dhe treguar bardheblutë e këtij sezoni, ndërsa vlerësojë faktin se ekipi po prodhon futboll. Nga ana tjetër, Nevil Dede nuk mund të pranonte idenë se të gjithë rivalët po e presin Tiranën në zonën e tyre dhe nuk po i japin mundësi për të shënuar.

Osmani: “Ne nuk e prisnim që të luanim një futboll kaq të bukur. Mos të harrojmë se ekipet ne na presin në zonën e tyre, mbrohen shumë, këtë po diskutonim edhe me Klodian Duron, prandaj është më e vështirë”.

Dede: “Seriozisht e ke?”

Osmani: “Për çfarë thua që e kam seriozisht?”.

Dede: “Po të pyes që a e beson edhe vetë atë që thua? Që ti po i sulmon të gjithë dhe ata po presin që të gjithë? Shiko golat me Teutën, top i gjatë, e kap të pa balancuar në kundërsulm Teutën dhe futet goli”.

Osmani: “Po çfarë të them. Unë nuk po diskutoj vetëm Teutën, por të gjitha ndeshjet në përgjithësi. Ti ke qenë vetë pjesë e Tiranës, e di presionin. Kush e kishte presionin në këtë ndeshje të fundit?

Dede: “Edhe Tirana edhe Teuta”.

Osmani: “E ke gabim, në fund Teuta thotë që më mundi Tiranën. Teuta e ka presionin kur mundet nga Ballshi apo ekip tjetër”.

Dede: “Këtë e mendon ti, jo Teuta. Nuk mund të thuash që vetëm po sulmojmë në çdo moment”.

Osmani: “Po të sulmonim nga minuta e parë te e fundit do të ishim në kampionatin spanjoll tani, nuk e bën dot ashtu”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *