Serie A pushtohet nga Covid-i, Rei Manaj është i pafat dhe humbet ndeshjen e radhës

Kampionati italian është “pushtuar” nga Covid-i në këto ditë festash. Një sërë lojtarësh janë raportuar pozitiv nga klubet dhe u duhet të ndjekin rregullat e vendosura në protokollin e sigurisë. Specia njoftoi se Kovalenko dhe një pjesëtar i stafit teknik kanë rezultuar mbartës të virusit, ndërsa “Sky” zbulon se edhe tre futbollistë të tjerë kanë pasur të njëjtin fat.

Bëhet fjalë për Hristov-in, Nzola-n dhe Rei Manajn. Futbollisti shqiptar rezulton i pafat, teksa në momentin kur kishte fituar vendin e tij në formacion rezulton pozitiv me Covid-19. Manaj duhet të karantinohet, duke humbur kështu ndeshjen kundër Veronës më 6 janar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *