Serie A ka gati dy skenarët, gati të sakrifikojnë edhe Kupën e Italisë për kampionatin

Në Itali kanë nisur prej disa ditësh shkëndija shprese. Gjendja ka ardhur duke u përmirësuar dhe po përgatitet terreni për t’i hapur sërish rrugën futbollit. Të 20 krerët e klubeve të Serie A kanë diskutuar nëpërmjet video-konferencës dhe njëzëri kanë shprehur dëshirën për të çuar deri në fund kampionatin. Madje për të arritur deri këtu kanë në dorë dy plane që thjesht presin konfirmimin e qeverisë italiane.

Në skenarin më të mirë skuadrat do të zbresin të përballen në fushnë e lojës më 13 qershor, ndërsa ndeshja e fundit do të jetë më 1 gusht. Gjithashtu finalja e Kupës së Italisë do të zërë vend më datë 22 korrik. Hipoteza e dytë është që sezoni të nisë një javë më vonë, në 20 qershor, por që do të përfundojë po në të njëjtën datë, atë të 1 gushtit. Vetëm se në këtë rast duhet klubet duhet t’i thonë lamtumirë Kupës, pasi nuk do të ketë vend për të./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *