Kaleb Ekuban bëri realitet një nga ëndrat më të mëdha të karrierës së tij, teksa në merkaton e shkuar veshi fanellën e Xhenoas. Por Serie A rezulton një kampionat shumë vështirë pr ish-sulmuesin e Partizanit. Futbollisti ganez ka marrë besimin e trajnerit, por nuk ka arritur ta shpërblejë në fushën e lojës. Vetëm një gol në Kupë është shumë pak për të merituar një vend në projektin e Shevçenkos.
Sipas mediave italiane, Xhenoa po mendon largimin e Ekubanit vetëm pak muaj pasi bëri kñ tij. Klubi parë ka trokitut në derën e klubit italian. Bëhet fjalë për Beshiktashin, që ka kërkuar të mësojë informacion për transferimin e sulmuesit. Turqia ishte një nga kampionatet ku Ekuban pati momentet më të larta në karrierë. Në këto kushte një rikhtim në futbollin turk do të ishte i mirëpritur nga të dyja palët./Sport Eksprez/