Seria A kthehet më shpejt seç u parashikua, por në Skoci e bëjnë Kamberin ta harrojë futbollin

Nga Klaudio Ndreca

Italia vazhdon të përjetojë dramën e Koronavirusit, megjithëse në këtë vend fqinj ka disa shenja pozitive për përmirësimin e situatës. Tashmë janë të tjera shtete që fatkeqësisht po ngjiten me numra të frikshëm, duke mos e kontrolluar dot gjendjen e tyre.

Kryeministri Konte vendosi që të shtyjë izolimin e qytetarëve deri në 3 maj. Por kur flitet për futbollin, ka shenja pozitive dhe pritet që të kthehen në fushë më shpejt seç u parashikua. Sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia” futbollistët do të bëjnë stërvitjen e tyre përpara kësaj date, pra përpara 3 majit. Vetëm se do të jenë me rregulla të forta dhe lojtarët do të kryejnë disa testime.

Në kushte të tilla mund të thuhet se me vazhdimin e qetësimit të situatës, Seria A do të kthehet në javën e parë të qershorit me kalendarin e ndeshjeve. Kjo shpjegon edhe kthimin e lojtarëve nga jashtë Italisë, si në rastin e Ronaldos, që u lajmërua se duhej të vinte në Itali.

Ndërkohë një shenjë të mirë nuk ka nga Skocia. E pikërisht në momentin kur Florian Kamberi po përjetonte magjinë me Rangersin, erdhi edhe ndalimi i kampionatit. Në këtë vend kanë dalë me një njoftim të fundit ku shkruajnë se nuk do të rikthehet të flitet për futboll, së paku deri në datën 10 qershor. Duke futur këtu edhe ditët e përgatitjes së nevojshme para rinisjes së kampionateve, atëherë flitet për rikthim në muajin korrik. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online