Trajneri i Beshiktashit, Sergen Yalçin i ka dhënë drejtuesve të klubit emrin e Taulant Xhakës. Tekniku turk e pëlqen së tepërmi mesfushorin shqiptar që mund të luajë në role të ndryshme në fushën e lojës pasi në shumë ndeshje ka qenë mbrojtës krahu, madje duke provuar edhe qendrën.
Një dashuri e vjetër e klubit turk me Taulant Xhakën pasi është përfolur edhe më herët një kalim i tillë. Gjithsesi këtë herë në krye të listës së dëshirave është lojtari i Arsenalit, Elneni. Nëse do të dështohet në këtë pistë, Beshiktashi do të bëjë gjithcka për të transferuar Xhakën. /Sport Ekspres/