Serbia është larguar nga EURO24, por hapin mesazhet për Kosovën edhe në ndeshjen Angli-Sllovaki

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Në ndeshjen e luajtur mes Anglisë dhe Sllovakisë, në tribuna tërhoqi vëmendjen edhe flamuri i Serbisë, ndërsa dihet se Serbia tashmë është eliminuar nga kampionati evropian në fazën e grupeve, ku me dy pikë të fituara përfundoi në vendin e fundit në Grupin C.

Pranë flamurit të Serbisë kishte edhe një flamur me kufijtë e Kosovës, në të cilin shkruhej “Kosova është Serbi”. Flamuri i përmendur ishte në mesin e tifozëve sllovakë dhe pyetja është se si arriti deri atje. Sllovakët e hapën flamurin menjëherë pas portës në mënyrë që të ishte qartësisht i dukshëm për kameramanët dhe fotoreporterët. /Sport Ekspres/