Serbët acarohen! Trajneri në Kroaci me krahasimin epik për eliminimin nga Spanja: Po festonim humbjet si bënin serbët me Kosovën

Në Kroaci është rritur së tepërmi standarti për Kombëtaren e tyre nisur nga emrat e lojtarëve që kanë në përbërje dhe njëkohësisht mbi rezultatet e ardhura në rritje. Por është folur shumë edhe për mbylljen e ciklit, teksa disa humbje rresht kanë paraprirë Kroacinë para nisjes së Europianit.

Në përballjen me Spanjën, kroatët do të futeshin sërish në lojë edhe pse po humbisnin në shifrat 1-3. Në fund nuk mund t’i shpëtonin eliminimit, ndërsa mendime të ndryshme vijnë nga specialistët e futbollit. Por fjalët e thëna nga trajneri Ilija Loncarevic, trajneri kroat nga Inter Zapresic kanë tronditur serbët. Ky i fundit ka bërë një krahasim se në Kroaci festojnë shumë për një humbje, siç kanë bërë serbët me territorin e Kosovës.

“Kam disa vërejtje për komentuesit tanë në televizione. Së pari duhet të jemi më specifik. Thjeshtë po i dëgjoj që përmendin: “Lojtari ynë është fenomenal, fenomenal ky, fenomenal ai”. Flasin për 10 minuta të shkëlqyer në këtë ndeshje dhe në atë ndeshje. Ne kemi filluar që t’i festojmë humbjet si kanë bërë serbët në betejën me Kosovën. Epo, nuk mund ta festosh kurrë një humbje”, tha trajneri kroat. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online