Sepse ka vetëm një legjendë, Maradona përdor fronin për t’u ulur si trajner

Diego Armando Maradona është një legjendë e gjallë e futbollit botëror. Shumë herë e ka rrëmbyer vëmendjen dhe për sjelljen e tij, që është tërësisht pa komplekse.

Në mbrëmjene djeshme, skuadra që legjenda argjentinase drejton, Gimnasia, do të luante përballë Newells Old Boys në transfertë. Fitore e pastër në shifrat 0-4, ndërsa një surprizë të bukur menduan drejtuesit e klubit kundërshtar, atje ku Maradona ka luajtur edhe më parë.

Ndoshta edhe për shkak se feston datëlindjen sot, e kanë nderuar duke e ulur në një fron si trajner dhe jo në një stol të zakonshëm. Sepse ka vetëm një legjendë… /Sport Ekspres/