Sensacion nga shahu/ Gjeniu 17-vjeçar nga Uzbekistani mund kampionin e botës, i befason të gjithë

Një sensacion i madh ka ardhur nga shahu. Kampioni i botës, Magnus Carlsen, ka pësuar humbjen që ka shkaktuar jo pak tronditje dhe befasi. Disfata mbërriti ndaj gjeniut 17-vjeçar, Nodirbek Abdusattorov. Loja eci me ritëm të shpejtë dhe djaloshi nga Uzbekistani arriti që të befasoi kampionin e botës.

Carlsen mbërriti si kampion në kampionatin botëror të shahut që po zhvillohet në Varshavë, ndrsa Abdusattorov është në rrugën e duhur për të fituar titullin. “Isha pak më fat, megjithëse kundërshtari nuk mund të fitonte. Ndeshja ishte e barabartë deri në fund. Por nuk e kam mbyllur këtu, turne vazhdon”, tha djaloshi që ishte disi i trembur pas suksesit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *