Selmani në udhëkryq, mes Belgjikës dhe Italisë

Gentian Selmani është pa diskutim një nga portierët me më shumë perspektivë në vend. Vetëm 20 vjeç ka mbajtur shiritin e kapitenit te skuadra e Laçit, por dhe një nga më të dalluarit te 21-vjeçarët e Shqipërisë.

Një sezon i admirueshëm për “gardianin” bardhezi, i cili pak ditë më parë u grumbullua dhe nga Kristian Panuçi në përfaqësuesen e madhe të Shqipërisë. Një periudhë e ngjeshur për Selmanin që tani është grumbulluar nga Alban Bushi, për ndeshjen që Shpresat do të zhvillojnë me Bjellorusinë.

“Supersport” raporton se për 20-vjeçarin interes konkret ka nga Italia dhe Belgjika. Pas ndeshjes së 21-vjeçarëve me shumë gjasa mund të ketë diçka me konkrete për të, por e sigurt është se në horizont është një e ardhme premtuese.

Në Itali janë gati që ta “bllokojnë” një nga tre vendet për lojtarët ekstrakomunitar për Selmanin, ndërsa në Belgjikë gjithnjë e më shumë po i kthejnë sytë nga Shqipëria, duke marrë faktin se transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje janë pikërisht nga kampionati belg. Gjithçka pritet që të vendoset në ditët e ardhme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *