Selmani me valixhe në dorë, tre ekipe në një javë

Sapo i ka mbushur 20 vjeç, ka luajtur 64 ndeshje si titullar në Superiore në dy sezonet e fundit, është kapiten i Laçit: Gentian Selmani po shijon momentin e tij të jashtëzakonshëm dhe nuk është çudi që së shpejti të ecë në gjurmët e Abazajt dhe Gurit.

Në finalen e kupës e mposhti vetëm një penallti inekzistente, ndërsa sot Selmani do të jetë në fushë me Shqipërinë U-21, në miqësoren e Elbasanit kundër Bosnje-Hercegovinës.

Nuk mbaron këtu sezoni i tij, sepse nesër do të niset për në Zvicër, për t’u bashkuar me kombëtaren e Kristian Panuçit, sepse dëmtimi i Thomas Strakoshës ka bërë të nevojshme grumbullimin e një portieri dhe ka ardhur shansi i madh i Selmanit.

Në Elbasan, në finalen e kupës, shumë menaxherë të huaj ndoqën ndeshjen dhe në listën e të vëzhguarve ishte edhe portieri i Laçit. Ftesa në kombëtare do të shtojë vëmendjen ndaj tij dhe nuk është çudi që këtë verë të vijë hapi i madh i karrierës. Kështu shpreson edhe Laçi, që pak nga pak po kthehet në një fabrikë talentesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online