Seleksionimi i FSHF me lojtarët e rinj në SHBA, afatet dhe të dhënat që ju nevojiten për të aplikuar

Faza e aplikimeve për të interesuarit që duan të marrin pjesë në seleksionimin e organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin është hapur dhe të gjithë lojtarët, djem e vajza, që duan të provojnë veten me fanellën kuqezi.

Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF ka nisur nga puna për mbledhjen e të dhënave dhe përpilimin e listave të futbollistëve dhe futbollisteve që duan të marrin pjesë në këtë seleksionim, që zhvillohet për herë të parë në Amerikën e Veriut, ku ka një komunitet të madh shqiptarësh.

Seleksionimet janë të fokusuara te lojtarët e vitlindjeve 2005-2006-2007-2008-2009, ndërsa siç është bërë e ditur aplikimet janë të hapura edhe futbollistet vajza pa kufizime moshe.

Për të marrë pjesë në seleksionime, të interesuarit duhet të dërgojnë disa të dhëna nëpërmjet adresës së e-mailit seleksionime@fshf.al ku të specifikojnë informacionet e mëposhtme:

– Emër mbiemër

– Datëlindje

– Pozicioni në fushë

– Ekipi ku aktivizohet

– Kontakt personal i lojtarit (numër telefoni)

– Adresa e-maili personal e lojtarit

– Adresa e e-mailit të klubit

– Uebi zyrtar i klubit

Të interesuarit duhet të kenë parasysh se afati i fundit për aplikimet është data 20 prill 2023 dhe pas kësaj date nuk do të pranohen më kërkesa, ndërsa bëhet me dije se seleksionimi do të zhvillohet në zonën e Nju Xhersit.

Aplikimet dhe të dhëna që do të vijnë me e-mail do të mblidhen dhe analizohen nga skautët e Federatës Shqiptare të Futbollit në SHBA së bashku me stafin teknik të FSHF-së e më pas lojtarët e përzgjedhur për të qenë pjesë e këtij seleksionimi do të lajmërohen nga Departamenti i Ekipeve Kombëtare për detajet e mëtejshme.

Ko nismë e FSHF-së vjen si një rrjedhojë e kërkesave të komunitetit shqiptar në SHBA dhe rritjes së numrit të lojtarëve të perspektivës jetojnë atje, djem e vajza, të cilët duan të provojnë shanset për të luajtur me ekipet Kombëtare të Shqipërisë.

Pas këtij seleksionimi, Departamenti i Ekipeve Kombëtare në FSHF do të krijojë një ide më të qartë për elementët që duhen mbajtur në vëzhgim dhe me synimin për të afruar lojtarë të rinj në ekipet kombëtare të moshave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online