Lindon Selahi i ka dhënë zgjidhje të ardhmes së tij. Mesfushori shqiptar është larguar përfundimisht nga kampionati holandez, ku ishte në pronëse të Tventes, ndërsa tashmë do të luajë në elitën e Kroacisë. Lojtari 22-vjeçar ka firmosur për 3 vite me klubin e Rijekës dhe është gati në nisë aventurën e tij të re. Selahi ka shkelur edhe tapetin e stadiumit ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, ku ka thënë edhe fjalët e tij të para si futbollist i Rijekës.
“Mbërrita në stadium sot. Gjithçka duket shumë bukur, mezi pres të luaj para tifozëve të Rijekës. E di që Rijeka ka një histori të gjatë, vitet e fundit ka pasur sukses të madh në gara europiane dhe jam i lumtur që jam këtu.
Meqenëse jam me origjinë nga Ballkani, di shumë për futbollin kroat. Thjesht shikoni ekipin kombëtar kroat të futbollit që luajti në finalet e Kupës Botërore dhe ka një numër lojtarësh me famë botërore. Në karrierën time, unë gjithashtu kam luajtur me Duja ?op në Standard Liezh, kështu që do të takohemi përsëri.
Ndihem më mirë në mesfushë përpara, më pëlqen të bëj presion, ndihem mirë me topin në këmbë, besoj se mund të kontribuoj përpara me asistimet e mia. Duke parë këtë terren të shkëlqyeshëm, besoj se mund të siguroj lojëra të mira në fanellën e Rijekës”, ka thënë Lindon Selahi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Lindon Selahi novi je igra? HNK Rijeka. Selahi je igra? sredine terena, koji je nosio dres Standarda iz Liegea i Anderlechta, te je reprezentativac Albanije ??
?? https://t.co/x2yCaX6VFR#ZajednosmoRijeka pic.twitter.com/z2LmUYUTXJ
— NK Rijeka (@NKRijeka) July 24, 2021