Sekreti i Anglisë? E gjeni tek fjalët e trajnerit Southgate pas fitores: Kam një ndjenjë të çuditshme për lojtarët e mi

Cili është sekreti i Anglisë që po arrin kaq larg në Europian? Sigurisht që të gjithë kritikët dhe dyshuesit e tre luanëve mund të shprehen se fati ka qenë me këtë Kombëtare sa i përket përballjeve për të mbërritur deri në fazën finale, por eliminimi i Francës nga Zvicra dhe Hollandës nga Çekia treguan se nuk ka më “të vogla”.

Ajo që duhet të veçojmë është fakti se Anglia futet te ato pak ekipe që nuk ka pasur asnjë zënkë dhe përplasje në këtë turne. Pavarësisht se gjenden futbollistë me kultura të ndryshme, pavarësisht se Southgate ul në stol lojtarë me peshë të madhe duke ndërruar diçka në formacion thuajse pas çdo ndeshje, harmonia mbizotëron në grup.

Mjafton që të shohim deklaratën e Southgate pas ndeshjes me Ukrainën ku u fitua në shifrat 4-0. Trajneri ka kërkuar menjëherë që të ngroh futbollistët që gjendeshin në stol me dëshirën e madhe që të menaxhojë po në këtë mënyrë grupin dhe situata të mos i dali nga duart.

“Lojtarët kanë qenë fantastik dhe ishin mbreslënës. Por kam një ndjenjë të çuditshme. Në këtë moment po mendoj për lojtarët që nuk u futën në fushë. Po mendoj për Conor Coady, për Ben Chilëell, për Sam Johnstone, për Aron Ramsdale. Janë ata që e bëjnë këtë ekip të suksesshëm se fryma e grupit është fenomale. Lojtarët që unë lë jashtë nuk vijnë për shkakun se mendoj se nuk janë në nivel, por në përshtatje me ndeshjen”, tha Southgate. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online