“E di se çfarë po ndodh në shtëpi”, Southgate për festën që i ka sjelllë tifozëve: Të gjithë me birrat në duar dhe në ajër

Suksesi i Anglisë është përjetuar me festime të mëdha nga tifozët, të cilët kanë nisur të besojnë se futbolli po kthehet përsëri në shtëpinë ku lindi. Edhe trajneri Southgate është i vetëdijshëm për lumturinë që ekipi i tij i ka falur tifozëve, teksa në një intervistë për dhënë për “BBC Sport“ pas ndeshjes me Ukrainën tregon se e di se çfarë po ndodh tani në Angli, ku të gjithë janë me birra në duarkëtë mbrëmje.

“Por është përrallore, ne jemi në një gjysmëfinale tjetër, tre në tre vjet. Më e rëndësishmja në mendjen time, ne duam të shkojmë një hap më tej, dy hapa më tej. Unë e di se çfarë po ndodh në shtëpi dhe është shumë mirë. Është bukur të dërgosh të gjithë në një mbrëmje të shtune me një birrë në dorë, në ajër apo kudo tjetër, dhe ata duhet ta shijojnë atë. Ka qenë një vit i gjatë për të gjithë dhe unë jam i kënaqur që dy paraqitjet që kemi shfaqur kanë sjellë kaq shumë kënaqësi dhe lumturi për njerëzit”, ka thënë Gareth Southgate./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online