“Se jemi të kuq, nuk flasim për vija, nuk jemi ulkonja as vajza deti”! Partizani i uron kështu “Ultras Guerrils”

Partizani ka uruar nëpërmjet faqes zyrtare grupimin e tifozëve besnik “Ultras Guerrils”. Pikërisht mbështetësit kryesor të skuadrës që e kanë ndjekur edhe në momentet më të vështira, për t’i dhënë zemër lojtarëve në fushë.

Megjithëse në momentin aktual tifozët nuk janë të kënaqur nga drejtuesit dhe mënyra sesi po menaxhohet gjithë situata, klubi ka menduar që të ngrejë frymën pozitive duke falenderuar gjithë kontributin e dhënë në këto 10 vite nga ana e lojtarit të 12-të.

Me pamjen që tregojnë shumëçka për Partizanin në këto vite dhe këngën që te grupimi “Ultras Guerrils” pëlqehet aq shumë, ku nuk kursehen edhe thumbimet për rivalët e tjerë në Superiore: ““Se jemi të kuq, nuk flasim për vija, nuk jemi ulkonja as vajza deti”!. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *