Së bashku me Rapinhan, Maignan dhe Gykores, kapiteni i Shqipërisë futet në formacionin ideal të Champions League

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Berat Gjimshiti ka zhvilluar një tjetër ndeshje të nivelit të lartë në Champions League. Mbrojtësi shqiptar është vlerësuar me një notë të lartë në fitoren e djeshme të Atalantës kundër Shtutgart në transfertë, 0-2.

Gjimshiti ishte i pakalueshëm dhe dha një kontribut të madh në këtë sukses. Madje Sofascore e ka zgjedhur kapitenin e Shqipërisë në formacionin më të mirë të javës në Champions League, krah emrave si Maigman, Gykores apo Rapinha. /Sport Ekspres/