Sarri vepron përpara Lacios, trajneri italian zyrtarizon titullar “të preferuarin” e tij: Me përjashtim të Hysajt të tjerët…

Mauricio Sarri është prezantuar sot përpara mediave, ku gjatë fjalës së tij ka zyrtarizuar edhe ardhjen e Elseid Hysajt. Mbrojtësi shqiptar ka kaluar testet mjekësore dhe ka firmosur kontratën, por pavarësisht kësaj klubi nuk ka dalë me një komunikim zyrtar për arritjen e akordit. Përpara se të veprojë Lacio ka qenë vetë Sarri, që ka vepruar dhe në konferencë për shtyp ka “firmosur” edhe për vendin e titulluarit për të “preferuarin” e tij, Hysajn.

“Nëse kemi tre mbrojtësa anësorë njëri mungon, le të shohim se kush mund të vijë. Me përjashtim të Hysajt, të tjerët do të duhet të ndjekin një rrugë, por nuk duket si një problem i pakapërcyeshëm. Unë fola me Lazzari-n, ai më tha se dëshiron ta provonte. Disa lëvizje janë në rregull”, ka thënë Mauricio Sarri./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *