Sarri: Qetësi, Juventusi i pari. Ja pse nxorra gishtin te autobusi!

 

Mauricio Sarri është gjithnjë i qetë dhe i ftohtë, edhe kur titulli është pranë si kurrë këtë sezon. “Ndeshje perfekte? Jo, mund të kishim shënuar më parë, nëse spostoheshim pak më përpara në fushë”, shprehet trajneri i Napolit, i cili analizon me qetësi fitoren ndaj Juves: “Të shkosh në Torino dhe të mbash Juventusin në gjysmëfushën e vet, duke luajtur në kundërsulm, nuk e bën çdo ekip. Nuk u lamë asnjë hapësirë, përveç ndonjë goditje dënimi. Fitorja ishte logjikë e lojës që zhvilluam. A besoj te titulli? Deri tani jam zbavitur, kemi lumturuar një tifozeri të jashtëzakonshme si e jona, por Juventusi mbetet i pari dhe nuk ka ndryshuar thuajse asgjë. Duhet të mendojmë për ndeshjen në Firence, kemi pak shanse për sa kohë Juve është përpara nesh”.

VËMENDJE – “Duhet të jemi sa më të qartë dhe të kthjellët, sepse nuk ndryshon shumë kur fiton një ndeshje të vetme, që nuk pasohet nga të tjera”.

JUVE – “Është një skuadër e fuqishme në aspektin teknik, për mua është e fuqishme edhe në një aspekt tjetër. Është skuadra që të gjithë duan ta mundin dhe për këtë është një kënaqësi e madhe kjo fitore”.

STRATEGJIA – “Nuk kam dëgjuar askënd, më mirë dëgjoj nipin tim. Nuk ndryshova asgjë sepse ky futboll që luajmë na ka sjellë deri këtu”.

GISHTI DREJTUAR TIFOZËVE  -“Nuk ka lidhje me tifozët e Juves, e nxora për disa persona që po na ofendonin dhe pështynin sepse jemi napolitanë. As në ëndërr nuk do ua tregoja tifozëve të Juves, i kishim edhe në hotel disa tifozë të Juves dhe ia kaluam shumë mirë së bashku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *