Elseid Hysaj nuk po aktivizohet më te Lacio. Në këto ndeshje të fundit, trajneri Sarri e ka aktivizuar vetëm pak minuta mbrojtësin shkodran që po humbet besimin e njeriut që e ngriti në nivelet më të larta. Ndërkohë lojtari shqiptar ka gjetur kohë për t’iu bashkuar Napolit, të paktën për një mbrëmje.
Lorenzo Inisgne i ka dhënë lamtumirën Napolit pasi do të transferohet në Kanada. Kështu vendosi të organizojë një festë për të përshëndetur të gjithë skuadrën dhe miqtë e tij. Në këtë festë janë thirrur edhe Pepe Reina me Elseid Hysajn. /Sport Ekspres/