Sarri kërkon “Tiki-Taka” te Juventusi? Ishte ky varianti i hedhur shpeshherë në media duke parë pasimet e shkurtra dhe të shpejta nga ana e bardhezinjëve në disa takime. Por një gjë e tillë nuk mund të arrihet teksa edhe në mbrëmjen e sotme kampionët e Italisë janë dominuar nga kundërshtari. Duket vërtet e çuditshme por Sasuolo e ka pasur më tepër në zotërim topin me 56% ndaj 44%. Përtej statistikave ndeshja e sotme ishte mbreslënëse për sportdashësit me spektaklin e ofruar, megjithëse i ka lënë një shije të hidhur atyre të Juventusit.
Bardhezinjtë u ndodhën në avantazhin 0-2 falë golave të Danilos dhe Higuan. Askush nuk do ta imagjinonte se Sasuolo do të përmbyste shifrat në 3-2, teksa këtë e arriti me golat e Djuricic, Berardi dhe Caputo. Për të mos dalë të mundur në këtë përballje mendon Aleks Sandro që shënon nga krahu i portës kundërshtare dhe bën heroin në kuadratin e mbrojtur nga Shezni, ku në minutat e fundit e shpëton nga goli i sigurt. Në këtë moment Sarri është personazhi negativ i tifozëve bardhezinjë që në rrjetet sociale kërkojnë shkarkimin e menjëhershëm. /Sport Ekspres/