Rei Manaj është duke prekur një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar ka debutuar me ekipin e parë të Barcelonës, duke shënuar 4 gola në minutat që iu dhanë nga Koeman. Ofertat kanë nisur të vërshojnë menjëherë mbi të, teksa është folur edhe për një rikthim te Cremonese, aty ku e nisi gjithë rrugëtimin e tij në këtë sport.
Por një transferimi të tij i shuan shpresat vetë drejtori sportiv, Braida, i cili në një prononcim të dhënë është përgjigjur se i nevojitet një qendërsulmues, por nuk do të firmoste me Manajn. Një arsye është kriza ekonomike e klubit, si dhe nga ana tjetër sulmuesi shqiptar do e kishte të vështirë të firmoste në Serie B duke parë ofertat që kanë mbërritur për të.
“Sapo u ktheva nga një udhëtim në Barcelonë, Rei Manaj luan në ekipin e parë. Ai ishte në Cremona deri në 2015. Nëse dua ta marr përsëri? Në Cremonese më duhet një qendërsulmues, por do të thoja jo…”, është shprehur Ariedo Braida./Halit Delibashi-Sport Ekspres/