Japonia bëhet parajsa e re e futbollistëve me emër të madh dhe në fund karriere, sepse pas Podolskit dhe Iniestës, e ka radhën Fernando Torres që të bëhet Samurai.
Sulmuesi spanjoll ka vendosur të lërë Europën, në fund të një karriere madhështore, ku ka fituar gjithçka: një hero tek Atletiko e Madridit, ku u largua me trofeun e Europa League, kampion Europe me Çelsin dhe mbi të gjitha dy herë kampion Europe dhe një herë kampion bote me Spanjën.
Tashmë, në moshën 34-vjeçare, sulmuesi firmos në Japoni, te Sagan Tosu, klub që po tenton të largohet nga fundi i tabelës.
“Sagan Tosu ishte një ndër klubet e para që shfaqen interes për mua, e vlerësoj shumë këmbënguljen dhe mënyrën si më bindën me projektin e tyre sportiv, kulturor dhe personal”, deklaroi gjatë konferencës për shtyp të prezantimit sulmuesi spanjoll.