Trajneri i Argjentinës, Horge Sampaoli ka bërë një lëvizje surprizë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet kualifikuese për botërorin 2018 kundër Uruguait dhe Venezuelës. Ai ka vendosur të lërë jashtë skuadre sulmuesin e Juventusit, Gonzalo Higuain, duke grumbulluar Dibalën dhe kapitenin e Interit, Mauro Ikardi, edhe pse ky i fundit nuk është ende në formë të plotë pas dëmtimit të pësuar në fundin e sezonit të kaluar.
Habit edhe vendimi për të grumbulluar vetëm 4 mbrojtësa roli, ndërsa mesfushori Lukas Bilia është grumbulluar kot, sepse Milani ka komunikuar që dëmtimi i argjentinasit është serioz dhe do të duhet një muaj që të kthehet në fushë.