“Sampaoli la në stol 600 gola”

Argjentina ishte larg pritshmërive në këtë Kupë Bote dhe të gjithë duket e dinë kush të fajtori: trajneri Sampaoli. Një tjetër kritikë ka shkuar në drejtim të timonierit të përfaqësueses, me babain e Gonzalo Higuainit, Jorge Higuain.

I ati i sulmuesit të Juventusit ka veçuar faktin se vetëm një trajner si  Sampaoli mund të mbajë në stol dy sulmues që së bashku kanë realizuar 600 gola, duke ju referuar djalit të tij dhe Agueros.

“Me të vërtetë nuk mund të gjej një shpjegim të vlefshëm që të mbështes zgjedhjet e trajnerit. Nuk e di pse ne luajtëm pa “9” ndaj Francës, vetëm trajneri e di, edhe pse mund ta ketë të vështirë për ta dhënë një përgjigje. Ne kemi dy sulmues që së bashku kanë realizuar 600 gola dhe asnjëri prej tyre nuk luan me Kombëtaren.

Nëse nuk preferohet njëri, të paktën të luajë tjetri. Edhe mënyra si shkoi loja nuk na favorizoi, pasi nismë me tjetër skemë dhe në fund përfunduam me një sulmues qendre si Enzo Perez.

Mua më çudisin këto zgjedhje të trajnerit. Mendoj se duhet të aktivizonim një sulmues”, përfundoi  komenti i babait të Higuain, në një emision në Argjentinë”.

Sampaolin duket se nuk e do askush më në Argjentinë, megjithatë ngërç për largimin e tij është klauzola e kripur që ka timonieri. Nëse federatat argjentinase e largon teknikun do i duhet që ta dëmshpërblejë me një shifër prej 20 milion dollarësh

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *