Horge Sampaoli deri para pak kohësh drejtonte Kilin, ku u bë një hero kombëtar, për triumfin në Copa America, por që në kohën e tij gjërat nuk shkonin mirë te Kili.
Tashmë Kili nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, një dështim kombëtar, por që para dy vitesh Sampaoli kishte kuptuar gjithçka. Në një intervistë për gazetarin kilian Sergio Gilbert, lëshuar dy vite më parë, por publikuar sot, Sampaoli lëshonte deklarata të rënda, që duhej të shkaktonin tërmet te Kili kohë më parë: “Vidal duhet të vizitohet te mjekët. E do shumë alkoolin, shpesh e humbet kontrollin. Më kujtohet një herë kur po udhëtonim me avion për në Lima. Më kërkoi që të pinte një birrë, por unë i thashë jo, sepse do të takoheshim me drejtues të federatës më vonë. Vidali nuk më dëgjoi dhe e panë të gjithë me një shishe uiski në dorë”.
“Edu Vargas më duket gjithnjë e më keq, sa herë kthehet në Kili. Pinija? Kur flas për të, më vijnë ndër mend festat në të cilat ka marrë pjesë edhe gjatë grumbullimeve. Aleksis Sançez më shpesh e shoh të mënjanuar, duke dëgjuar muzikë. Medel e ka lënë pijen, por nuk e ka humbur dëshirën për t’u zbavitur..”.
Sampaoli lëshoi edhe profecinë: “Pa ndryshime të thella, zor se Kili do të shkojë në Botërorin rus”.