Hamdi Salihi dhe Bundesliga, një ëndërr ende gjallë. Sulmuesi shkodran ia ka dalë mbanë të udhëheqë Viner Nojshtatin drejt fazës play-off, sepse sot ka përfunduar kampionati dhe ekipi vjenez e ka mbyllur në vendin e tretë.
Kjo do të thotë që Nojshtati, që barazoi sot 1-1 në fushën e Liferingut, do të përballet me Sant Poltenin, skuadra që mbyll Bundesligën, për të përcaktuar skuadrën e 12-të të Bundesligës për sezonin e ardhshëm.
Nojshtati e ka mbyllur kampionatin me 62 pikë në 36 ndeshje dhe me 53 gola të shënuar, 22 nga të cilët i ka shënuar Salihi. Shënuesi më i mirë i Bundesligës, së bashku me Çabi të Riedit, Salihi ka pasur një rendiment të jashtëzakonshëm, edhe për faktin se ka shënuar 11 herë golin e parë të ndeshjes për skuadrën e vet, një rekord sezonal, së bashku me Jurdik të Vatensit.