Botërori po afron dhe një nga pikëpyetjet e mëdha është nëse Mohamed Salah do të riaftësohet në kohë për ndeshjet e Egjiptit, duke qenë një ndër lojtarët më të mirë në botë në këtë moment.
Vetë ylli i Liverpulit beson se do të riaftësohet në kohë për ndeshjen e kundër Uruguait të premten: “Ai që pësova në Champions ishte dëmtimi me i keq në karrierën time. Kur u rrëzova në tokë, ndjeva dhimbje dhe fizike dhe mendore, sepse isha i zemëruar që nuk do të vazhdoja dot ndeshjen kundër Realit”.
Duke u kthyer tek ajo sfidë, Salah nëpërmjet spanjollët Marca ka disa fjalë edhe për Sergio Ramos: “A ishte një faull normal loje? Nuk e di. Ai thotë që unë e kapa i pari për krahu dhe pastaj rashë në krahun tjetër? Me vjen për te qeshur me të. Thotë që mund të luaja me ndonjë injeksion? Kur dikush të bën të qash, gjithçka është në rregull nëse më pas të bën të qeshësh. Meqë di gjithçka, le të na thotë a do jem në Kupën e Botës. Nuk më pyeti dhe nuk i thashë që isha mirë gjatë ndeshjes, me dërgoi vetëm një SMS më vonë”.