Është momenti i Liverpulit, pasi The Reds po shkëlqejnë në Champions League dhe gjithashtu po fitojnë çmime.
Së pari, Sadio Mane u shpall lojtari i javës nga UEFA, në sfidat e luajtura këtë javë në kupat e Europës.
Nuk mbaron me kaq, sepse Mohamed Salah është shpallur Futbollisti i Muajit, duke hyrë në histori, sepse është i pari futbollist që e ka fituar tre herë brenda një sezoni këtë çmim.
He’s done it again… ???@22mosalah has become the first-ever player to win the @PremierLeague Player of the Month award three times in the same season: https://t.co/0zoJdRrCMT pic.twitter.com/QVhZHJZNXj
— Liverpool FC (@LFC) April 13, 2018
Egjiptiani 25-vjeçar ka shënuar 6 gola në 4 ndeshje për Liverpulin, duke shkuar në kuotën e 39 golave këtë sezon, ndërsa m parë ishte shpallur Futbollisti i Muajit në nëntor dhe shkurt.
Një ecuri mbresëlënëse, që po bën të flitet edhe për Topin e Artë, aq sa kuotat për Salah kanë zbritur ndjeshëm, duke shkuar në 7. Nëse Liverpuli do të fitojë Champions League, me siguri Salah do të bëhet favoriti për të fituar Topin e Artë, të paktën në tregun e basteve.
Stivën Xherard dhe Herri Kejn e kanë fituar nga 6 herë çmimin prestigjioz të Premier Ligës, por asnjëherë si Salah, 3 herë brenda një sezoni.