Mohamed Salah vazhdon të mos kalojë një moment të mirë shëndetësor, për shkak të infektimit me COVID-19. Ditën e djeshme egjiptiani falënderoi mbështetësit për mesazhet e shumta në drejtim të tij, duke premtuar se do të rikthehej sa më shpejtë të jetë i mundur.
Megjithatë Salah ka marë një tjetër lajm negativ nga qendra shëndetësore. Në testin e dytë të bërë, sulmuesi i Liverpulit ka dalë përsëri mbartës i Koronavirusit duke e detyruar atë të jetë larg fushave, për një periudhë të pacaktuar.
Pas përfundimit të Ligës së Kombeve, tashmë lojtarët do t’i rikthehen stërvitjeve me skuadrat e tyre. Salah, Mane dhe Firmino janë bërë një treshe e pandashme në formacionin e Jurgen Klop, megjithatë trajneri gjerman pret rikthimin sa më të shpejtë të lojtarit më të mirë në ekip, Mohamed Salah./Elio Hajdari-Sport Ekspres/