Mohamed Salah është zbulimi i madh i Premier Ligës angleze këtë sezon, duke qenë shënuesi i dytë më i mirë me 17 gola dhe asnjë penallti të gjuajtur.
Fantazisti është tashmë një idhull në Liverpul, por edhe më i dashur e i respektuar është në Egjipt.
Kualifikimi për në Kupën e Botës me një gol nga Salah në fundin e takimit në tetor kundër Kongos ka kthyer në mit yllin egjiptian, i cili respektohet për një arsye tjetër madhor në atdhe.
Salah është i famshëm për bamirësisë që bën në qytezën ku ka lindur, Nagrig, ku ka paguar shpesh për materiale sportive apo edhe martesa të ndryshme. Ditët e fundit në Egjipt është publikuar lajmi se Salah ka dhuruar 30.000 euro për Shoqatën e Futbollistëve Veteranë. Shumë ish-futbollistë të moshuar janë të detyruar të jetojnë në varfëri ekstreme dhe gjesti i Salah është vlerësuar jashtëzakonisht në Egjipt.