Saimir Haxhiu: Ky Flamurtar, i denjë për të fituar trofe

Ish-futbollisti vlonjat vlerëson punën e trajnerit Shpëtim Duro. Pret që skuadra të fitojë Kupën e Shqipërisë dhe të mbajë vendin e dytë në kampionat

Elton Nika

Barazimi në Durrës e ka ngushtuar në një pikë diferencën me Kukësin e vendit të tretë, por në Vlorë besohet se në fund skuadra do të arrijë të qëndrojë në këtë pozicion deri në fund. Natyrisht, sytë janë edhe nga Skënderbeu, pavarësisht se nuk duhet parë apo menduar se çfarë do të ndodhë me korçarët.

HAXHIU – Ish-futbollisti i Flamurtarit dhe ish-anëtari i bordit drejtues, Saimir Haxhiu, e vlerëson pozitiv sezonin aktual. Ai beson te fitimi i Kupës së Shqipërisë dhe vendi i dytë në kampionat: “Flamurtari ka bërë një kampionat mjaft të mirë deri tani, – shprehet Haxhiu. – Skuadra ka qëndrueshmëri dhe mendoj se mund të kishte disa pikë më shumë, por kanë ndikuar disa faktorë, që tashmë dihen mjaft mirë, siç është gjykimi. Trajneri Shpëtim Duro ka ditur mjaft mirë të fusë në skuadër idetë dhe mendimet e tij, pavarësisht se në verë skuadra u formua thuajse krejtësisht nga e para, me lojtarë të përzgjedhur nga vetë stafi teknik. Kjo gjë patjetër që pati një ndikim pozitiv. Trajneri ka ditur t’i përcjellë qetësi skuadrës në këtë kampionat, kjo është dukur në fushë”.

KUPA – “Jo vetëm kampionati, por në mes është edhe Kupa e Shqipërisë. Flamurtari është kualifikuar tashmë në gjysmëfinale dhe ka shanse të fitojë trofeun. Nëse ka ndonjë gjë që nuk më ka pëlqyer në këtë sezon, është që skuadra pësoi dy gola me Partizanin. Ndoshta u mendua se kualifikimi u arrit me golin e shënuar në fushë kundërshtare. Gjithsesi, tani rëndësi ka fakti se Flamurtari është në gjysmëfinale dhe mund t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni. Flamurtari e ka grupin të bëjë maksimumin në të frontet, duke parë, si gjithmonë, ndeshjen e radhës. Gara tashmë është në një pikë shumë të rëndësishme të sezonit. Janë shumë ndeshje dhe në lojë janë shumë pikë.

TEUTA-LUFTËTARI – “Në Durrës Flamurtari kishte mundësi për të fituar, sepse krijoi disa raste, megjithatë tashmë të shohë vetëm përpara. Kjo është e rëndësishme në kampionat. Ndeshja e radhës me Luftëtarin? Çdo ndeshje duhet vlerësuar maksimalisht dhe Luftëtari ka një skuadër mjaft të mirë. Fakti që skuadra jonë do të luajë në fushën e vet, do të thotë se duhet të bëjë diçka më shumë drejt sulmit. Mungesa e Alveshit ndikon te loja e skuadrës, por gjithsesi shpresojmë të shohim ndonjë tjetër lojtar nga afrimet e reja, që të bëjë diçka pozitive. I referohem këtu mesfushorit Muarem. Duhet kujdes në çdo ndeshje dhe duhet kërkuar maksimumi, mbi të gjitha në ndeshjet në shtëpi. Luftëtarin e vlerësoj dhe e shikoj një skuadër mjaft të mirë. Pres një takim mjaft të luftuar”, – ka përfunduar ish-mesfushori dhe ish-trajneri vlonjat, Saimir Haxhiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online