Safet Gjici thirrje për lojtarët para nisjes: Kemi investuar si kurrë më parë, duam titullin kampion

Para nisjes së Superiores me ndeshjen mes Kukësit dhe Tiranës, Safet Gjici i ka bërë thirrje lojtarëve. Teksa u shpalos marrëveshja me hotelin Lakeside ku verilindorët do të qëndrojnë të grumbulluar gjatë ndeshjeve në shtëpi, Gjici u shpreh se kërkohet titulli kampion.

“Kemi arritur marrëveshje me këtë hotel që na jep të gjitha kushtet e duhura. Ne kemi bërë investime të mëdha, madje si asnjëherë më parë dhe për këtë arsye duam titullin kampion. Tani jemi edhe në shtëpi, kemi lojtarin e 12 që do të na japi forcë më tepër për të arritur rezultatin. Kushtet janë maksimale, po punojmë me FSHF dhe për të ndërtuar dy fusha të tjera, tani duhet të korren frytet”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *