Safet Gjici e lëshon dorën ndaj Partizanit, si rrallë herë më parë në Superiore

Kukësin e pret një përballje e vështirë ditën e nesërme kundër kampionëve në fuqi të Partizanit dhe këtë gjë e dinë më se miri edhe drejtuesit e verilindorëve. Për këtë arsye, Safet Gjici ka zgjedhur të tregohet dorëlëshuar këtë herë, duke vendosur në dispozicion të tifozëve autobusë që do të mundësojnë transportin falas nga qyteti i Kukësit drejt kryeqytetit. Një e tillë nuk është parë më herët nga ana e presidentit të Kukësit më parë, por faktori tifoz po i mungon në këtë sezon.

Verilindorët nuk i kanë zhvilluar ndeshjet në shtëpi në stadiumin e tyre, i cili po rikonstruktohet, dhe kjo ka bërë që tifozët kuksianë të mungojnë në shkallët e stadiumit. Por klubi me sa duket po kërkon ta shfrytëzojë fuqinë e tifozerisë, duke u bërë vazhdimisht thirrje për të qenë të pranishëm në “Air Albania Stadium” në këtë sfidë mjaft delikate për ta./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online