Armando Sadiku ka folur për RTSH pas ndeshjes, duke komentuar paraqitjen e ekipit dhe të tijën. Rasti i shpërdoruar? “Kisha një mundësi, por e sulmova pak shpejt shtyllën e parë dhe dola jashtë rrezes dhe kur godita topi shkoi jashtë. Ndjej keqardhje, sepse mund ta mbyllja ndeshjen dhe merrnim tri pikët. Nuk e besoja që e shpërdorova. Ishte aq e thjeshtë, por atëherë kur e mendon ashtu, nuk e bën”.
“Nuk e kisha të lehtë, sepse luajta kundër tri mbrojtësve të tyre. Në pjesën e parë nuk krijuam thuajse asnjë rast, në të dytë shpërdoruam. Kur nuk shënon, e pëson. Te goli ishte e studjuar? Bëra lëvizjen, sepse Memushaj mori zonën time qendrore, ishte kundërsulm i shpejt. Bëra lëvizje që t’I hapja rrugë.
Kur pashë Lilën dhe Roshin që sulmonin portën thjesht u mundova që të krosoja sa më mirë. Isha i lumtur që Roshi e shndërroi”. Ishte ndeshje pa kripë (festa e tij karakteristike), jo vetëm që faktin që nuk shënoi? “Ndodh, keqardhje ndjej. Parashikimet nuk dalin ndonjëherë”.