Sabjen Lilaj humbet të paktën 4 ndeshje

Skënderbeu nuk ka asnjë lojtar të pezulluar për ndeshjen e radhës me Vllazninë dhe në këtë drejtim trajneri Ilir Daja është “ok”, por atë e shqetësojnë shumë dëmtimet. Pas Bajram Jashanicës, i cili mungon prej kohësh dhe portierit Shehi, trajneri i Skënderbeut kas humbur edhe mesfushorin Sabjen Lilaj për të paktën katër ndeshjet e radhës, duke nisur nga ajo me Vllazninë. Lilaj pësoi një dëmtim në stërvitjen me Kombëtaren në Durrës. Një tërheqje e ka detyruar korçarin të lërë grumbullimin e kuqezinjve dhe të nisë fazën riaftësuese, që parashikohet të shkojë në tri javë. Lilaj është titullar i padiskutueshëm dhe prish shumë punë, por trajneri Daja duhet të gjejë zëvendësuesin e tij për ndeshjet e radhës.

Përveç Vllaznisë, Lilaj humbet edhe ndeshjen e kupës me Flamurtarin në Korçë, ndeshjen e kampionatit me Kamzën, por me shumë mundësi edhe ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në kupë ndaj vlonjatëve. Në këto tri javë ndeshjet janë shumë të ngjeshura dhe mesfushori nuk mund të aktivizohet. Pas tri javësh do të shihet gjendja e tij, nëse mund të luajë direkt apo do të marrë më shumë kohë.

Shehi ndërkohë dihet që është një mungesë e rëndësishme, pasi ka dëmtuar ligamentin e brendshëm të gjurit dhe vendin e tij dihet që do të zërë Aldo Teqja. Këto janë problemet e fundit në kampin bardhekuq, përveç lojtarëve që kanë pasur gjendje gripale dhe që sot pritet të rikthehen.     

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online