Mesfushori i Skënderbeut, Sabien Lilaj, ka komentuar shkurt barazimin ndaj Jang Bojs, duke e cilësuar një barazim me vlerë: “Ishte një eksperiencë pozitive, përtej rezultatit. Luajtëm një ndeshje të mirë, krijuam raste dhe shënuam një gol, ndaj një rivali të fortë, që luajti mirë dhe arriti të barazonte.
“Kukësi të hënën? Do të mundohemi të rikuperojmë sa më shumë energji, ndoshta me sauna, e dimë që kundër Kukësit është një ndeshje shumë e rëndësishme, që thotë shumë për kampionatin. Skënderbeu ka thuajse 22 lojtarë shumë cilësorë dhe nuk besoj se është problem për të përballuar ndeshjen e radhës në Kukës”.