Një ndër lëvizjet më të zgjuara të grupit që zotëron Interin, Suning, ishte punësimi i Valter Sabatinit para një viti, duke i ofruar detyrën e koordinatorit teknik për Interin dhe Xhinagsu, dy klubet e zotëruar nga Suning. Praktikisht, Sabatini do të merrej me anën sportive të dy klubeve dhe njëkohësisht do të shërbente si pikë lidhëse mes Italisë e Kinës.
Tani një lajm i bujshëm vjen nga Italia: ish-drejtuesi i lartë i Romës ka kërkuar prishjen e kontratës dhe gjithçka ka ndodhur dy javë më parë, edhe pse Suning ende nuk ka vendosur a do ta pranojë dorëheqjen.
Me siguri gjithçka buron nga mungesa e pavarësisë në merkato, me pronarët e klubit që nuk e ndihmuan Sabatinin për të kryer disa goditje për Interin, si Ramires, Pastore e Teisheira.