“Sa tifozë keni?”! Ismajli tregon si u çudit lojtari i Polonisë: Mendova se Air Albania mbante 50.000 tifozë, ishin më të flaktë se ne që kemi 58.000 në kapacitet

Shqipëria shkakton emocione të forta, nga ato emocione të cilat janë jo vetëm positive, por edhe ato që lënë pasoja. Taulant Seferi tregoi në “Koha Shtesë” se pas golit të shënuar prej tij kundër çekëve, babai i tij i ndodhur në stadium piu menjëherë kokrra për të qetësuar veten pas luhatjes së tensionit. E njëjtë paraqitet edhe situata te Ardian Ismajli, me babain e tij që më parë ka kaluar dy sulme në zemër dhe nuk mund të qëndrojë kurrsesi i qetë kur luan Shqipëria, pavarësisht se Ardiani mundohet ta qetësojë. Në një intervistë për “Koha Shtesë”, Ardian Ismajli ka folur për gjithçka. (Intervistën e plotë të Ardianit Ismajlit në Koha Shtesë e ndiqni më poshtë).

“E di historinë e Taulant Seferit, si babai i Taulantit dhe babai im janë shumë emocional. Babai im ka kaluar dy sulme në zemër më parë dhe duhet që të qëndrojë shumë i qetë. E kam frikë sigurisht kur luan Shqipëria, sepse edhe emocionet e tepërta positive mund t’i bëjnë dëm. Gjithmonë i them para ndeshjes: “Babi, qetësohu, të lutem mos u përfshi shumë në ndeshje”. Më thotë mirë vetëm sa për të kaluar radhën, por unë e di se vetëm i qetë që nuk qëndron kur fillon ndeshja pastaj. T’i ndaloj shikimin e ndeshjes? Nuk bëhet fjalë, është i pamundur ky variant.

Lojtari i Polonisë që kemi këtu te Empoli, Bartosz Bereszynski më pyeti pas ndeshjes që zhvilluam kundër tyre: “Sa tifozë keni në Air Albania?”. I thashë se stadiumi ynë mban vetëm 22.000 tifozë. U habit dhe më tha: “Mendova se mbante 50.000, ata dëgjoheshin dhe ishin më të flaktë se ne kur luan Polonia dhe stadiumi ynë mban 58.000 tifozë”. Imagjinojeni, kur këta tifozë ndikojnë kaq shumë te këta rivalë, jo më te ne”, tha Ismajli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online