Nga Klaudio Ndreca
Shqipëria ka nevojë për një ndryshim dhe ndërtimin e një projekti të ri, që Kombëtarja të bazohet për kualifikueset e ardhshme. Ardhja e trajnerit Reja ka sjellë jo pak ndryshime në fakt te kuqezinjtë, por te Kombëtarja do të afrohen të tjerë talente të rinjë, pasi kërkohet “gjaku i ri”.
Nëse shohim Shqipërinë U-21, atëherë vëmë re jo pak emra që do të rrisnin kualitetet e Kombëtares A. Enis Cokaj është marantonomaku dhe një “pitbull” tjetër, që së bashku me Keidi Baren në mesfushë, do të ishin të pathyeshëm.
Për të vazhduar më tej, Mersinaj dhe Broja që kanë qenë pjesë e Shpresave tona e morën ftesën për ndeshjet që u anulluan në mars për shkakun e Koronavirusit. Pra Reja i ka në projektin e tij për të ardhmen, por pikësëpari kërkon testimin e tyre.
Ngelemi sërish te Shqipëria U-21 dhe Sherif Kallaku me Esat Malën, janë dy prej prodhimeve të Superiores që mund të luanin shanset e tyre në miqësoret e zhvilluara. Të dy këta futbollistë nëse do të kalojnë së shpejti në kampionate më të njohura, atëherë do ta kenë me siguri një ftesë nga Reja.
Por kualitetet i zotërojnë aktualisht, ndërsa mund t’i shihej si një mundësi afrimi i tyre edhe në këtë periudhë, teksa luajnë në elitën e futbollit shqiptar. Një tjetër sulmues me prespektiv të madhe është Emiliano Bullari, që është grumbulluar shpeshherë edhe me të rinjtë e Olimpiakosit. Madje edhe te Shqipëria U-21 do të thyente një rekord, pasi debutoi kur ishte vetëm 17-vjeç dhe “tronditi” në Turqi duke shënuar në minutat e fundit të takimit. Gjithashtu edhe Bullari është duke u ndjekur me vëmendje nga ana e teknikëve të Kombëtares, për të pritur momentin e duhur për të kaluar tek A-ja. /Sport Ekspres/