Bashkë me janarin vjen edhe merkatoja e dimrit, prandaj klubet po shqyrtojnë mundësitë e tyre. Sytë shkojnë edhe në Serinë C, atje ku kanë tërhequr vëmendjen dy vëllezërit shqiptarë, Kristan dhe Stiven Shpendi.
Ky i fundit është kthyer në të preferuarin e klubeve italiane. 19-vjeçari po ndiqet me interes nga Sasuolo, Milani, Napoli dhe së fundmi edhe nga Atalanta dhe Kaljari. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhja e Shpendit, kartonin e të cilit e zotëron Çezena./Sport Ekspres/