“Sa më shpejt të largohet aq më mirë për Juven“, ish-presidenti i bardhezinjve i ashpër me Ronaldon: Ta përdorin si me Udinezen

E ardhmja e Ronaldos është kthyer në një çështje në Torino. Ylli portugez mbetet një emër i madh, por nuk e ka dhënë atë impakt që Juventusi priste nga blerja e tij. I këtij mendimi është edhe ish-presidenti i “Zonjës së vjetër“, Cobolli Gigli, i cili në një intervistë për “SerieAneës.com” jep një deklaratë të fortë kundër CR7-ës. Sipas tij Ronaldo duhet të largohet sa më shpejt nga bardhezinjtë për të mirën e vetë dhe të klubit.

“Unë kam qenë gjithmonë i sinqertë, marrja e Ronaldos ishte një gabim. Shuma e paguar nuk do të mbulohej kurrë dhe ashtu ndodhi. Kur hyri, ai dha kontributin e tij. Dhe ndërsa mbetet një lojtar i madh, duhet të jem i sinqertë, sa më shpejt që Ronaldo të largohet nga Juventusi, aq më mirë për të dhe për bardhezinjtë. Rinovimi i Dybala dhe shitja e CR7 në këtë javë të fundit të merkatos do të ishte mirë për të gjithë.

Sidoqoftë, nuk mendoj se dikush si portugezi mund të jetë në treg për shtatë ditë. Sidomos shifrat që meriton. Prandaj, me të vërtetë mendoj se ai do të qëndrojë në Juventus edhe një vit, me shpresën se Allegri do të dijë ta përdorë atë siç bëri në Udine. Kjo është, me inteligjencë, ndërsa loja është në progres. Ronaldo shqetëson sulmin e Juventusit, i cili në vend të kësaj arrin të bëjë gjëra të shkëlqyera kolektivisht kur luan pa të”, ka deklaruar Cobolli Gigli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online